Geer: Problemet në Këshillin Gjyqësor, kanë ulur në mënyrë drastike besimin në gjyqësor

    Misioni vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor ka fajësuar drejtpërdrejtë këshillin për situatën e rënduar në gjyqësor. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir thotë se ekspertët kanë konstatuar se sfidat kanë ardhur si pasojë e problemeve të akumuluara ndër vite për të cilat këshilli nuk ka pasur forcë të gjejë zgjidhje adekuate dhe më këtë ka cenuar dukshëm besimin në sistemin gjyqësor.

    “Misioni ka konstatuar se sfidat me të cilat po ballafaqohet këshilli janë si rezultat i problemeve të akumuluara ndër vite si pasojë e mos zgjidhjes në kohë dhe zgjidhjes sistematike. Problemet përfshijnë mos zbatimin adekuat e rregullativës ligjore dhe mos respektimin e shprehisë së praktikave të mira. Të gjitha këto probleme kanë grumbulluar problemet dhe i kanë centralizuar në këshill, ndërsa më pas janë shpërnda në të gjithë sistemin gjyqësor duke e dobësuar atë dukshëm në raport me pushtetet tjera dhe si rezultat ka arritur deri tek ulja drastike e besimit publik në përgjithësi”, deklaroi Dejvid Gir, Ambasador i BE-së në Shkup.

    Edhe pse raporti është klasifikuar si i tillë që të mos dalë në opinion, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev thotë se raportin do ta shqyrtojnë në seancë publike.

    “Bëhet fjalë për probleme të trashëguara, ndërsa nga ana tjetër bëhet fjalë për parametra dhe zgjidhje të parapara në tre nivele: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Do t’i shqyrtojmë ato në seancë të hapur dhe do të veprojmë në drejtim të zbatimit”, tha Sashko Georgiev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

    Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” vlerëson se nga rekomandimet e arritura, 17 prej tyre ndërlidhen me integritetin e anëtarëve për të cilët nuk duhen ndryshime ligjore por guxim, llogaridhënie dhe transparencë.

    “Të jepni arsyetim thelbësor për votën duaj “për” ose “kundër” një kandidati nuk është çështje e cila duhet të rregullohet me ligj, me rritje buxheti apo diçka tjetër. Kjo është vetëm çështje e integritetit të çdo anëtari të këshillit dhe vetë këshillit i cili duhet t’i sqaron dhe mbron vendimet që i merr”, theksoi Darko Avramovski, Koaliconit Të gjithë për gjykime të drejta.

    Raporti i misionit vlerësues të BE-së i udhëhequr nga ish gjykatësi suprem, Branko Hrvat ka vlerësuar se në mesin e ndryshimeve që duhet të ketë Këshilli Gjyqësor është edhe formati i tij, përfshi edhe mandatin e tyre të rregulluar me Kushtetutë. Kritika të ashpra ekspertët kanë adresuar edhe për mungesën e transparencës dhe mungesën e komunikimit me gjykatësit, sektorin civil dhe mediat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Edukimi mediatik është i rëndësishëm edhe për mësuesit e së ardhmes

    Lajmi i rradhës

    Së shpejti propozimi në Qeveri se si do të bëhet ulja e pagave të politikanëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë