Gërmimet ilegale ndotin ujin e pijshëm në Strugë

    Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër dy personave fizik dhe një juridik nga Veleshta për shkak dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim i pasurisë së paluajtshme”, “shfrytëzim i paligjshëm i burimeve minerale”, “shkaktim rreziku gjatë punimeve ndërtimore” dhe “ndotje e ujit të pijshëm”.

    Siç thuhet në kallëzim, të akuzuarit, në disa parcela kadastrale në pronësi të tyre dhe të personave të tjerë, por edhe në disa parcela në pronësi të shtetit, kryen gërmime dhe shfrytëzim të paligjshëm të burimeve minerale pa një marrëveshje të vlefshme koncesioni. Ata kryen gërmimet ilegale në afërsi të burimeve të ujit në fshatin Shum të Strugës, nga i cili furnizohet qyteti i Strugës me ujë të pijshëm, duke kontribuar kështu në ndotjen dhe turbullirën e drejtpërdrejtë të ujit të pijshëm mbi 30 herë më shumë se sa lejohet.

    Në këtë mënyrë, thotë policia, ata shkaktuan një ndërprerje afatgjatë të furnizimit me ujë dhe një ndalim të përdorimit të ujit për pirje dhe higjienë personale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gostivari del nga gjendja e krizës pas 30 ditësh, uji shpallet i pastër dhe i sigurt për konsum

    Lajmi i rradhës

    Jeta gjithnjë e më e shtrenjtë në RMV: një familjeje i duhen 68 mijë denarë për nevojat bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë