Gir: E përshëndes solidaritetin e Maqedonisë për Ukrainën

    Ambasadori i BE-së në vend, David Gir, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me ambasadorin francez, Siril Bomgartner, dënoi agresionin rus kundër Ukrainës, duke i bërë thirrje ushtrisë ruse që të tërhiqet menjëherë nga territori i Ukrainës.

    Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për solidaritetin që Maqedonia tregon me vendet e BE-së.

    “Unë përshëndes solidaritetin e treguar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se vendi mbështeti menjëherë sanksionet urgjente të BE-së kundër Rusisë duke miratuar disa masa dhe qëndrime publike”, tha Gir.

    Gir njoftoi se, sot në Bruksel janë mbledhur ministrat e brendshëm e vendve anëtare të BE-së për të shqyrtuar gjendjen dhe masat lehtësuese për refugjatët ukrainas.

    “Unë mendoj se të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur. Sot ministrat e Punëve të Brendshme takohen në Bruksel për të diskutuar rreth kësaj çështje, që të shmangen procedurat burokrate dhe t’ju mundësohet refugjatëve që të mund të hyjnë, të kenë leje qëndrime, që të mund të kenë punë”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ukraina kandidate për anëtarësim në BE”, Millanoviq: Do ta nënshkruaj deklaratën, vetëm nëse BE fillon negociatat edhe me Shkupin e Tiranën

    Lajmi i rradhës

    Sëmundja e Alzheimerit prek jo vetëm mendjen por edhe trupin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë