Gjashtë muaj kërcënime, sot asnjë alarm për “bomba” nëpër shkolla

    Policia pranë një shkolle të mesme në Shkup, pas raportimeve të rreme për bomba. Fotografia: AIM

    Për herë të parë pas 6 muajsh kërcënimesh pothuajse të përditshme për bomba sot shkollat fillore dhe të mesme morën frymë lirshëm. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ditëve të fundit, kërcënimet për bomba kanë ardhur nga posta elektronike të dërguara nga adresat në Iran dhe Rusi, ndërkaq pagesat e shërbimeve janë bërë me kriptovaluta gjë që vështirëson gjetjen e kërcënuesve. Ministri Spasovski shtoi se njoftimet për bomba bëhen kryesisht nga të miturit, por nuk do të jepet asnjë detaj derisa të sigurohen provat.

    “Punojmë në mënyrë intensive për t’i gjetur kryerësit. Disa raste janë zgjidhur. Tani kemi raste të një grupi të izoluar dhe po punohet në rastin. Nuk bëhet fjalë për kërcënime të cilat ndodhin vetëm në shtetin tonë, e njëjta ndodh edhe në vendet e rajonit. Në ditët e fundit e-mailet janë dërguar nga adresa në Iran dhe Rusi, ndërkaq pagesat për VPN shërbime janë kryer me kriptovaluta që e vështirëson gjetjen e kryerësve”, tha Spasovski për tv24.

    Spasovski shtoi se procesi mësimor nuk do pësoj ndërprerje. Sipas tij udhëzimi i ri tashmë i miratuar bën vlerësimin e rrezikut por pa e prishur procesin arsimor në shkolla. Kërcënimet me vendosje të bombave nisën nga tetori i vitit të kaluar duke përfshirë dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme dhe duke shkaktuar humbje të mëdha në procesin mësimor. Përveç shkollave, kërcënime të rreme për bomba ka pasur edhe në institucione të ndryshme dhe qendra tregtare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve mund ta gjejnë telefonin në këtë foto

    Lajmi i rradhës

    Aksion civil në objektin e vëllait të Artan Grubit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë