Gjatë vitit 2019 mbi 220 mijë qytetarë morën leje qëndrimi në BE

    Të dhënat e  Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se  vetëm gjatë vitit 2019 vendet anëtare të BE-së kanë aprovuar leje qëndrimi për 220 879 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

    Numri më i lartë i personave që kanë emigruar kanë preferuar Gjermaninë. Eurostat shkruan se në vitin 2019 numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë nënshtetësi në ndonjë nga shtete e BE-së është rritur për 110 %, në krahasim me vitin 2009.

    LEJET QËNDRIMI TË LËSHUARA NGA SHTETET ANËTARË TË BE-SË NË VITIN 2019

    GJERMANI     ITALI              AUSTRI          VENDE TË TJERA TË BE-së             GJITHËSEJ
    92 594         59 750           22 184                       46 351                                    220 879      

    Enti Shtetëror i Statistikave nuk posedon numër të saktë se sa persona janë larguar nga vendi vitet e fundit. Megjithatë, jo zyrtarisht flitet se që nga vitit 2002 e deri tani rreth 400 mijë persona kanë zgjedhur të bëhen rezident të shteteve të tjera. Ky fluks i largimit të qytetarëve ka bërë që në vend të shfaqet mungesa e kuadrit nga të gjitha grup moshat dhe të gjitha profesionet. Pothuajse në çdo biznesi ka një letër të ngjitur ku shkruan “ Kërkojmë punëtor”. Numri i të punësuarve në sektorin e hotelerisë është ulur nga 50 në 80 për qind. Përveç krahut të punës, mungesa e kuadrit profesional është një tjetër shqetësim. Në raportin e Komisionit Evropian për vitin 2021 shëndetësia përmendet si një nga sferat që po përballet me mungesë të theksuar të kuadrit.

    “Pavarësisht ofrimit të rritjes së pagave si politikë e mbajtjes, shëndetësia përballet me humbje të stafit mjekësor, veçanërisht specialistëve, të cilët shkojnë ose në sektorin privat, ose largohen për punë jashtë vendit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian  2021.

    Në bazë të një projekti ndërkombëtarë hulumtues për vitin 2018/2019 të realizuar nga disa Organizata në vend, ku në fokus janë të rinjtë, thuhet se 2/3 e të rinjve kanë manifestuar dëshirë për t’u larguar nga vendi.

    “Një e treta e të rinjve kanë dëshirë të madhe të largohen nga atdheu i tyre, një e treta kanë manifestuar dëshirë mesatare për të migruar dhe një e treta nuk kanë fare dëshirë të këtillë. Përqindja e njëjtë prej 33,80, si edhe në Studimin e vitit 2013 (33%), janë përgjigjur se planifikojnë që përgjithmonë të jetojnë në vendin e dëshiruar. Për thuaja se gjysmën e të rinjve shkaku kryesor për migrim është përmirësimi i standardit jetësor. Si destinacion më i dëshiruar – numër një për emigrim në mesin e të rinjve është Gjermania”, thuhet në një Studim rinor në Maqedoninë e Veriut.

    Çdo vit ka 18 mijë vende të lira pune, por shqetësues është fakti që 80 për qind e tyre janë për plotësimin e vendeve dhe jo për hapjen e vendeve të reja të punës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët apel Qeverisë: Ngrini çmimin e energjisë elektrike, ulni akcizën për karburantet!

    Lajmi i rradhës

    Petkov i kënaqur nga vizita në Shkup, Radev: Bullgarët të futen në Kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë