Murseli: Në qeverisjen time pensionistët në Tetovë do të kenë përkujdesje meritore

    Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e koalicionit ASH-AAA, Vullnet Murseli gjatë ditës së sotme ka takuar antarët e Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës, njofton Nistori.

    Ai ka thënë se ata ia kanë kushtuar tërë jetën Tetovës dhe sado që mundohemi për ta asnjëherë nuk mund të barasvlerësohet me kontributin e tyre.

    “Sot takova anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku bashkëbiseduam për shumë gjëra që kanë të bëjnë me ta. Ata janë, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit, tanë, meritojnë vëmendjen dhe kujdesin më të madh. Falemnderit për gjithçka që keni bërë për ne”, tha kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Policia e RMV-së premtoi se do të luftojë keqpërdorimet seksuale në internet

    Lajmi i rradhës

    Bexheti: PDSH do t’ia rikthejë shpresën Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë