Gjendja me Covid-19 detyron Kërçovën të ndjek mësimin online

    Kreu i Komunës së Kumanovës, Fatmir Dehari përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar autoritetet lokale në Kërçovë kanë kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive që të shqyrtojë gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19 në këtë komunë, duke kërkuar që të shtyhet viti i ri shkollor ose mësimi të mbahet online.

    “Duke e ndjekur nga afër gjendjen me pandeminë në qytetin e Kërçovës, sot Shatabi i krizës në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi kërkesat nga ana e Këshillave të prindëve nga shkollat fillore dhe të mesme, me ç’rast vendosëm që t’i drejtohemi Komisionit për sëmundje ngjitëse me Kërkesë për shtyrje të fillimit të vitit shkollor, ose mbajtjen e mësimit nga distanca në kohë të caktuar. Jemi në pritje të përgjigjes nga organet kompetente, me shpresë se kërkesa jonë do të pranohet dhe me këtë do të zbusim përhapjen e virusit në mesin e banorëve të Kërçovës”, ka shkruar mes tjerash Dehari.Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive ditë më parë vendosi që për shkak të pandemisë, në Tetovë dhe Gostivar viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave të mesme në dy javët e para të mbahet online.

    Lajmi Paraprak

    Si të hiqni njollat e barit nga rrobat

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës ende pa veprim konkret për mbeturinat në Lumin Shkumbin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë