“Gjendja me energjinë elektrike është alarmante”

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë u diskutua rreth gjendjes me energjinë elektrike në vend dhe më gjerë, me ç’rast pjesëmarrësit njëzëri konstatuan se na pret një periudhë e vështirë.

    Kryeministri Kovaçevski me këtë rast deklaroi se Qeveria po bën përpjekje për tu përballur me këtë sfidë.

    “Për momentin gjendja është alarmante, kemi mungesë të energjisë elektrike në Evropë dhe shumë herë e kam përsëritur se na pret një dimër i vështirë. Kjo qeveri po bën përpjekje me ballafaqimin e kësaj sfide. Megjithatë situatën edhe më shumë e vështirosi lufta në Ukrainë. Jemi vend i vogël por jemi të mëdhenj në përpjekje për tu ballafaquar dhe kaluar këtë krizë. Fillimisht me resurset tona që i kemi në disponim për momentin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

    Lajmi i rradhës

    Studim i Universitetit të Bielefeldit: Mosbesimi i të rinjve ndaj medias po rritet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë