Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra” dhënë më 23 shkurt të vitit kaluar.

    Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq mbeten në burg me masën e dënimit të përjetshëm, derisa Apeli ka vërtetuar edhe dënimin prej 15 viteve burg për Fejzi Azirin dhe 9 vite për Haki Azirin.

    Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë.

    Rigjykimi për rastin “Monstra” që i referohet vrasjes së pesëfisht në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 erdhi pasi ish Prokuroria Speciale Publike mori përfaqësimin e akuzës për terrorizëm.

    Dy nga të dënuarit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar në mungesë për shkak të arratisë në Kosovë e cila edhe pas disa kërkesave nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar t’i ekstradon të njëjtit.

    Lajmi Paraprak

    Mëkati ynë i padukshëm kolektiv ka fytyrën e burrështetasve tanë

    Lajmi i rradhës

    “Gjendja me energjinë elektrike është alarmante”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë