Gjermania do të pezullojë funksionimin e tre termocentraleve bërthamore

    Gjermania do të pezullojë funksionimin e tre nga gjashtë termocentralet e mbetura bërthamore të premten si pjesë e një plani për të braktisur energjinë bërthamore dhe për të ndezur prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

    Qeveria ka vendosur të përshpejtojë mbylljen e termocentraleve bërthamore pas katastrofës në qytetin japonez të Fukushimës në vitin 2011, kur një tërmet dhe cunami dëmtuan rëndë një termocentral të vendosur pikërisht buzë detit.

    Ishte fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë pas asaj në Çernobil, e cila ndodhi 25 vjet më parë.

    Gjermania ka vendosur tani më 31 dhjetor, pas tre dekadash e gjysmë funksionimi, të mbyllë reaktorët Brokdorf, Grohnde dhe Gundremmingen C, të cilët operohen nga gjigantët e energjisë E.ON dhe RWE.

    Tre termocentralet e mbetura bërthamore, Isar 2, Emsland dhe Neckarwestheim II, do të mbyllen deri në fund të vitit të ardhshëm, raporton politico.

    Kështu Gjermania do t’i thotë patjetër lamtumirë energjisë që disa e konsiderojnë të pastër dhe të lirë, në një periudhë të shënuar nga objektiva ambicioze klimatike dhe rritje të çmimeve të energjisë elektrike, vëren reuters.

    Gjashtë termocentrale bërthamore përbëjnë 12 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Gjermani në vitin 2021, sipas të dhënave paraprake nga shoqata.

    Sipas shoqatës, pjesa e energjisë së rinovueshme ishte pothuajse 41 për qind, qymyrit pak më pak se 28 për qind dhe gazit afërsisht 15 për qind.

    Nga viti 2030, Gjermania dëshiron të plotësojë 80 për qind të nevojave të saj për energji elektrike nga burimet e rinovueshme, gjë që synon ta arrijë duke zgjeruar infrastrukturën për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia e erës dhe diellit.

    E.ON vlerëson se kostoja totale e çmontimit do të jetë rreth 1.1 miliardë euro për impiant. Vitin e kaluar, kompania ndau 9.4 miliardë euro për periudhën pas bërthamore, të cilat duhet të mbulojnë çmontimin e centralit, paketimin dhe asgjësimin e mbetjeve radioaktive. Pritet që çmontimi të përfundojë në vitin 2040. 

    Lajmi Paraprak

    Julian Alvarez merr ofertë nga Manchester United

    Lajmi i rradhës

    Pesë ushqimet detoks që duhet të konsumoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë