Gjermania heq kufizimet për Maqedoninë e Veriut si dhe për turistët

    Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

    Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja.

    Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Përse fëmijët kanë nevojë t’i lëpijnë gjërat që u ndodhen pranë

    Lajmi i rradhës

    Hanibali: Gjenerali kartagjenas që i tmerroi romakët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë