Gjermania: Nëse nuk ka ndryshime kushtetuese këtë verë, e ardhmja juaj do të jetë e paqartë

    Jemi të vetëdijshëm për ndjenjat, ka shumë frikë për identitetin, kulturën, gjuhën, por ju sigurojmë se Gjermania e ndjek këtë, Gjermania beson në kulturën maqedonase, në gjuhën maqedonase dhe Gjermania di për identitetin maqedonas dhe ne e shikojmë të gjithë këtë si një rrugë drejt së ardhmes në BE – thotë i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracini, në një intervistë për “360 gradë”, përcjell Nistori.

    Ai mendon se këtij vendi i duhet një verë armëpushimi, më shumë qartësi për rrugën e ardhshme të vendit – si për vetë vendin, por edhe për BE-në… Nëse këtë verë nuk zbatohen me sukses ndryshimet kushtetuese, atëherë Saracini shikon shumë vështirësi në periudhën e ardhshme. Të paktën do të ketë një humbje të madhe kohe dhe ky është skenari i mirë. Në skenarin e keq, ai sheh shumë paqartësi për rrugën e Maqedonisë së Veriut.

    I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në ditët e kaluara në Shkup është takuar me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me deputetë në Kuvend… Ai përcolli për të gjithë mesazhin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, një hap për vazhdimin e procesit të anëtarësimit dhe hapjen e grupeve të negociatave. Në të njëjtën kohë, Saracin nuk e fsheh shqetësimin e Berlinit zyrtar se çfarë do të ndodhte në periudhën e ardhshme nëse nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ai thotë se dështimi i këtij procesi do t’i dërgonte mesazh BE-së dhe vendeve anëtare të saj se Maqedonia e Veriut ka dyshime për të ardhmen e saj në Union.

    360°: Përmendët mundësinë e paqartësisë për të ardhmen e vendit nëse ndryshimet kushtuetuese nuk zbatohen. Në çka aludoni?

    Saracin: Me rëndësi është të thuhet se vendimi që do të marrë Maqedonia e Veriut ne duhet ta respektojmë. Por, po ashtu, ajo do të jetë dhe aq e mjaftueshme – nëse ka “jo” për ndryshimet kushtetuese, për shembull, për votim në parlament, do të thotë se ajo do të jetë aq e mjaftueshme si shenjë, sepse tani, për momentin, nuk dëshirojnë të ecin përpara drejt BE. Ajo çon në çështjen – cila do të jetë rruga e vendit nëse ajo nuk dëshiron të hapërojë drejt BE? Në të vërtetë, nuk kam përgjigje për këtë dhe shumë herë në Maqedoninë e Veriut do të parashtrohet ajo pyetje, por dhe në Gjermani dhe në BE. Mendoj se duhet të fillojmë të zgjerojmë këtë pyetje.”

    Saracin ndër të tjera tha se sapo të arrihet hapja e kapitujeve të para, do të ketë masa shumë më të forta për të bërë presion më të madh për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit – fuqishëm, fuqishëm brenda kornizave specifike për Maqedoninë e Veriut në negociatat me BE-në. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lidhshmëria mes obezitetit dhe diabetit

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, sekretari i shtetit u largua për nepotizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë