Gjermania – qytetarëve të saj: Të jeni të kujdesshëm nga kërcënimet me bomba kur të udhëtoni në RMV

    Në njoftimini e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë paralajmërohen qytetarët e saj që të kenë kujdes nëse udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për shkak të kërcënimeve të rreme me bomba.

    Në njoftim thuhet të tregohen të kujdesshëm, të informohen me kohë për situatën aktuale dhe të respektohen rekomandimet e autoriteteve lokale dhe forcave të sigurisë.

    “Kërcënime me bomba ndaj institucioneve dhe objekteve publike janë regjistruar së fundi në kryeqytet- Shkup. Fillimisht ata synuan shkollat ​​dhe objektet qeveritare, por hotelet dhe institucione të tjera joqeveritare janë prekur që atëherë. Më në fund, ishte i nevojshëm evakuimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku trafiku duhej të ndalohej përkohësisht. Duhet pasur parasysh kufizimet dhe problemet e trafikut”, thuhet në informacionin e MPJ-së gjermane.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e djeshme theksoi që NATO me marrjen e informatave zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, filloi të analizojë kërcënimet për vendosjen e bombave në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet tjera anëtare në rajon.

    Ministri sqaroi që hetimet e MPB-së duhet të bëhen me shtetet partnere, pasi mesazhet kërcënuese vijnë nga IP adresat e huaja, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me sulme hibride.

    Nistori ditë më parë pyeti ministrin Oliver Spasovski në qoftë se kanë ndonjë plan strategjik për të marrë fund këto kërcënime të rreme me bomba nëpër shkolla, sepse njerëzit nuk mund të jetojnë pafundësisht me frikë dhe ankth. 

    “Po kemi krijuar shtab të posaçëm në kuadër të MPB-së, departament për krim të organizuar, departament për siguri kibernetike, forenzika kompjuterike, Prokuroria Publike për krim të organizuar, së bashku me partnerët ndërkombëtar për gjithë këtë pjesë, për të gjetur mekanizëm. Praktikisht pres që të thirret Këshilli i koordinimit në të cilën do të flitet në aspektin e sigurisë kombëtare, sepse këtu është e patjetërsueshme të përfshihet edhe Agjencioni për Siguri Kombëtare dhe të gjithë institucionet që janë të rëndësishme në këtë pjesë. Nëse bëhet fjalë për terrorizëm, atëherë të gjithë të përfshihemi ndaj asaj lufte, derisa të vijmë deri në stabilizimin e gjendjes” – deklaroi Spasovski.

    Alarmet për vendosje bombash në shkollat e mesme në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut që nga tetorit e këndej, kanë krijuar shqetësim te prindërit, të cilët janë në dilemë nëse duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkolla gjatë javës që vjen derisa të zbardhet ky rast plotësisht.

    Lajmi Paraprak

    Vendimi për Mijallkovin vjen kur RMV po përballet me kritika të shumta për punën e gjyqësorit dhe korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    Përleshje mes policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë