Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

    Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.

    Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045.

    “Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve.

    Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

    “Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën

    Lajmi i rradhës

    BDI nuk e komenton investimin e dyshimtë në rastin “Maya”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë