Gjithnjë e më pak donatorë në partitë politike

    Infermiere kryesore, menaxher, zyrtarë policorë, janë vetëm disa nga 60 donatorët e LSDM-së në raundin e parë të fushatës zgjedhore. Fakt interesat është se madje 46 prej tyre kanë realizuar pagesa në ditën e fundit para fillimit të heshtjes zgjedhore, që njëkohësisht janë edhe pagesa më të larta. Kandidati për kryetar të Ohrit, Konstantin Georgievski ka qenë më “bujar” dhe kështu në xhirollogarinë e LSDM-së për donacione, ka paguar 185.000 denarë, që është shuma maksimale që mund të dhurohet.

    “Mjete të përgjithshme të dhuruara: 78.000 euro
    Shuma më e ulët që është paguar: 20.000 denarë
    Shuma më e lartë që është paguar: 185.000 denarë”.

    VMRO-DPMNE-ja nuk ka donatorë në xhirollogarinë zgjedhore, por kanë gjetur zgjidhje si ta kalojnë kufirin prej 3.000 eurove. Donatorët kanë paguar mjete financiare në xhirollogarinë e partisë, kurse pastaj nga shtabi paratë janë transferuar në xhirollogarinë zgjedhore. Bëhet fjalë për mbi 143 mijë euro.

    -Pagesë e realizuar më 8 tetor: 9.500 euro
    -Nga xhirollogaria e partisë janë transferuar 181.000 euro në xhirollogarinë zgjedhore
    -500.000 euro mjete të pashfrytëzuara buxhetore
    “.

    Kandidatja të cilën e përkrah VMRO-DPMNE-ja, Danella Arsovska nga 62 persona dhe 4 kompani ka marrë 150.000 euro, kurse ka të tillë të cilët dy herë kanë paguar shumën e njëjtë.

    BDI-ja ishte më modeste. Ata nuk kanë paraqitur donacione në të holla, por vetëm shërbime në vlerë prej 42 mijë denarëve, para të cilat partia i ka marrë nga Qendra partiake për hulumtime “Abdylaqim Ademi”.

    Dimitar Apasiev, partisë së tij “E Majta” i ka dhuruar 60.000 denarë, kurse ka edhe dy donatorë të tjerë të cilët kanë dhënë gjithsej 1.600 euro. Kjo parti, nga xhirollogaria e partisë ka tërhequr 8.000 euro.

    Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë marrë 2 mijë euro vetëm nga dy donatorë, por nga xhirollogaria e partisë kanë nxjerrë 38.000 euro.
    Situatë e ngjashme është edhe me Besën. Nuk kanë donatorë, por në xhirollogarinë e partisë kanë transferuar mbi 53 mijë euro.
    PDSh ja mori vetëm 1.500 euro nga tre donatorë.

    Ka edhe parti politike të cilat nuk kanë dorëzuar raport deri te Enti për Revizion dhe Komisioni Antikorrupsion, prandaj tani kërkohet që KSHZ-ja t’i ndalë paratë buxhetore për 84 pjesëmarrës në zgjedhje. Xhirollogarinë për donacione, partitë duhet ta mbyllin 45 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kurse deri në fund të zgjedhjeve duhet të dorëzojnë edhe nga dy raporte të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Nga 1 dhjetori ndalohen qeset e plastikës, 550 persona rrezikojnë të mbesin pa punë

    Lajmi i rradhës

    Vendi i “Lahutës së Malcis’” në sistemin letrar shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë