Gjoba deri në 20 mijë euro për praktika të padrejta tregtare në RMV

    Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) prej 1 janarit 2025 ka filluar zbatimin e praktikës së dispozitave penale të Ligjit për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare në Zinxhirin e Furnizimit të Produkteve Bujqësore dhe Ushqimore, i cili pritet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve dhe furnitorëve dhe tregtarëve, përcjell Nistori.

    Procedurat kundërvajtëse para Komisionit po ndiqen sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të një personi fizik ose juridik dhe gjobat që mund të shqiptohen nga KMK janë të ndryshme dhe varen nga lloji i kundërvajtjes dhe madhësia e shkelësit (mikro, i vogël, tregtar i mesëm dhe i madh) dhe variojnë nga 50 deri në 20 mijë euro për kundërvajtje më të rënda sipas ligjit, nëse konstatohet se personi juridik që në cilësinë e blerësit përdor fuqi të konsiderueshme negociuese me duke imponuar praktika të padrejta tregtare.

    Ligji për praktikat e padrejta tregtare mbulon 2,548 produkte bujqësore dhe ushqimore në zinxhirin e furnizimit, dhe gjatë periudhës së monitorimit janë vërtetuar 26 praktika të padrejta tregtare.

    Ligji pritet të sjellë rregull në rregullimin e marrëdhënieve të të gjitha palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe mbi të gjitha të kufizojë kostot shtesë që janë vendosur deri më tani (për ruajtjen, reklamimin, marketingun dhe personelin), dhe duke kufizuar zbritjen e tyre në një maksimum prej 10 përqind. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mucunski: eurointegrimi i RMV dhe partneriteti me ShBA-në mbeten në qendër të vëmendjes

    Lajmi i rradhës

    Lëngu i mishit dhe shëndeti kardiovaskular

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë