Parqet kombëtare të RMV do të vendosin pagesa për hyrje

    Katër parqet nacionale në vend “Pelister”, “Mavrova”, “Galiçica” dhe “Mali Sharr” për herë të parë do të marrin para nga buxheti i shtetit në lartësi prej 20 milionë denarë ose diçka mbi 325.000 euro. Institucionet të cilat deri më tani vazhdimisht janë financuar nga mjetet e veta dhe donacionet, me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor këtë vit do të financohen drejtpërdrejt, me qëllim që të avancohet puna e tyre dh e të sigurohet infrastruktura e nevojshme që të mundësojë të punojnë me shërbime të ekosistemeve, që prerja e drunjve të mos jetë burimi i tyre i vetëm i të ardhurave, shkruan Meta.mk

    “Këtë vit për herë të parë MMJPH nëpërmjet buxhetit siguron mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për katër parqet nacionale në lartësi prej 20 milionë denarësh. Për momentin po hartohen udhëzimet me të cilat parqet nacionale do të duhet t’i dorëzojnë propozimet e tyre për aktivitetet të cilat do të financohen”, informojnë nga Ministria.

    Pjesa më e madhe e financave do të shfrytëzohet për zbatimin e masave praktike për konservim të llojeve të egra, por edhe për shfrytëzimin e shërbimeve të ekosistemeve të cilat do të duhet të sjellin ndryshim të dukshëm dhe të gjenerojnë mjete financiare për parkun.

    “Tërë buxheti për financim të parqeve nacionale është siguruar nga ana e Ministrisë. Aspirojmë që kjo do të bëhet praktikë në çdo vit të ardhshëm”, thonë nga Ministria.

    Drejtori i Parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari thotë se është i njoftuar me vendimin e Ministrisë për parqet nacionale. Vlerëson se vendimi është për përshëndetje, ndërkaq mjetet janë të mirëseardhura për lehtësimin e realizimit të disa projekteve të rëndësishme.

    “Ne vetëm se e kemi përgatitur programin vjetor në bazë të planit dhjetëvjeçar për avancim dhe e kemi dorëzuar në Ministri. Në të janë të theksuara projektet të cilat janë të rëndësishme dhe në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të parkut. Nëse ka nevojë, në bazë të udhëzimeve nga Ministria mundemi ndonjërin prej tyre ta punojmë në detaje”, thotë Dehari.

    Drejtori i Parkut Nacional “Mavrovë”Semir Ajdini, thotë se dëshirojnë që me mjetet të cilat do t’i merrnin nga Ministria ta aktivizojnë mundësinë që të paguhet për hyrje në park, me çka që në disa vende do të vendosnin rampa. Shuma do të ishte simbolike, do të paguhet për vizitorë dhe automjete, por jo edhe për banorët e vendeve përreth, të cilat janë pjesë e parkut.

    “Obligim pagesë për hyrje në Mavrovë ka edhe tani, 30 denarë për vizitues, por askush nuk e paguan. Vlerësoj se duhet që të shfrytëzohet ai burim i financimit që të mblidhen mjete për hapjen e shtigjeve të reja për këmbësorë dhe biçikleta”, thotë Ajdini.

    Dy vite më parë, Parku Kombëtar “Galiçica” njoftoi se nuk do të presë dhe shesë më dru zjarri për të siguruar burime financiare. Me mjetet e veta dhe me mbështetjen e Fondit Natyror “Prespa Ohrid Nature Trust” nga Galiçica, ata njoftuan atëherë se kanë arritur të ndajnë financimin e operacioneve të tyre kryesore nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i burimeve pyjore.

    Ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova së fundi ka bërë të ditur se po shqyrtohet edhe një iniciativë e re për mbrojtjen e Jabllanicës. Ministria thotë se këtë vit do të shpallet konkurs për përgatitjen e Studimit Valorizues për vlerat natyrore të zonës, i cili sipas Ligjit për natyrën është hapi i parë për përcaktimin e gjendjes reale dhe sigurimin e ekspertit. bazë për shpalljen e zonës së mbrojtur, pas së cilës ata do të mund të fillojnë procedurën e mbrojtjes.

    Lajmi Paraprak

    LEN bojkoton seancën, nuk do të votojë për Talat Xhaferin

    Lajmi i rradhës

    Aziri: Jam i lumtur që do të votojë Talat Xhaferin si kryeministër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë