Gjorçev: Propozimi francez përmban të gjitha kërkesat bullgare

    Është shumë e qartë se Bullgaria është e kënaqur me propozimin e presidencës franceze të BE-së, tha ish-ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Marjan Gjorçev.

    Gjorçev për “Kanal5” tha se miratimi në Parlamentin bullgar ishte i pritshëm për shkak se propozimi francez përmban të gjitha kërkesat bullgare.

    “Ajo që u miratua dje nga parlamenti bullgar ishte gjithashtu e pritshme, sepse siç theksoi komisioneri për zgjerim i BE-së Varhelyi, se propozimi francez përmban të gjitha kërkesat bullgare, është mjaft e qartë se Bullgaria është e kënaqur me atë që është propozuar.

    Na ka mbetur kjo, sepse kuadri negociator de fakto nuk përmban paketën e negociatave 4 plus 1, por de jure jemi të udhëzuar të nënshkruajmë protokollin dypalësh, i cili përmban plotësisht të gjitha kërkesat bullgare, madje edhe disa të reja që u publikuan dje në Parlamentin bullgar.

    Pra, nuk pres që së shpejti të jemi në gjendje të harmonizohemi deri në fund të presidencës franceze dhe do të duhet të vazhdojmë rrugën tonë, të përdorim instrumentin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, atë që na mbetet si trajektorja jonë evropiane dhe të presim BE-në “të ndryshojë rregullat e mekanizmave të bllokadës përmes konsensusit dhe të mund të fillojë negociatat me BE-në me dinjitet dhe nder në një mënyrë që të gjitha vendet e tjera të negociojnë me BE-në”, tha Gjorçev.

    Lajmi Paraprak

    Prodhuesit e ujit, të shqetësuar nga shtrenjtimi i lëndëve të para

    Lajmi i rradhës

    Osmani: BDI nuk është pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe nëse marrim përgjigje negative nga BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë