Osmani: BDI nuk është pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe nëse marrim përgjigje negative nga BE

    Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani në TV21 tha se “propozimi francez” nuk është definitiv, por duhet parë pikë për pikë çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet.

    “Ky propozim që ka dërguar Franca nuk është definitiv. Prandaj duhet të shohim me palën bullgare çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë. Por kjo varet shumë nga pala bullgare, sepse nëse Republika e Bullgarisë u bën bisht punëve, atëherë nuk kemi për të gjetur zgjidhje. Por unë mendoj se mund të arrijmë në një zgjidhje për të dyja palët”- tha Osmani.  

    Ai mes tjerash tha se ai personalisht është në komunikim të vazhdueshëm me Presidencën franceze por edhe me palën bullgare. Si dhe e rëndësishme është të arrihet një marrëveshje që do të kënaqi të dyja palët, kjo në linja të përgjithshme.

    “Jam në komunikim të vazhdueshëm me presidentin francez, edhe me palën bullgare, për të arritur edhe njëherë, po e përsëris, të arrijmë në një dakordësi në linja të përgjithshme. Çfarëdolloj marrëveshje të arrijmë, duhet të kënaqi të dyja palët, edhe ne edhe Bullgarinë. Mendoj se kemi arritur progres, veç fakti që Bullgaria ka pranuar të kaloj propozimin francez, do të thotë se duan të arrijnë në një marrëveshje”- tha Osmani.  

    Osmani: Nuk e kemi refuzuar propozimin francez, por vetëm pjesën që është kontestuese për ne!

    Osmani tha nuk është refuzuar propozimi francez, por vetëm pjesa kontestuese për Maqedoninë.

    “Propozimin francez, elementin kontestues, çështjen kontestuese nuk e ka futur në dokument si zgjidhje përfundimtare – e ka futur në kllapa. Që do të thotë se nuk është propozim përfundimtar i presidencës franceze, ndaj nuk mund të them se nuk e kemi pranuar dokumentin. “Nuk e kemi pranuar pjesën që është kontestuese për ne”, tha Osmani.

    Osmani: Edhe nëse marrim një “JO” të re nga BE-ja, BDI nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Për të marrë një përgjigje të re negative nga Bashkimi Evropian, partia politike BDI nuk është pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Gjorçev: Propozimi francez përmban të gjitha kërkesat bullgare

    Lajmi i rradhës

    Në vendkalimin kufitar në Tabanoc pritet rreth 30 minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë