Gjuha shqipe në PE | Zaev pret sqarim nga kryeparlamentari Xhaferi

    Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën kur iu drejtua Parlamentit Evropian në gjuhën shqipe, por nuk do të kërkoj përgjegjësi, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev duke theksuar se është në pritje të sqarimit të rasti nga vet Xhaferi. Zaev beson se kreu i Kuvendit është provokuara nga pjesëmarrësit që ka përdorur gjuhën shqipe në fjalimin e tij.

    Talat Xhaferi iu drejtua Parlamentit të BE-së në kundërshtim me Kushtetutën, por duhet theksuar se kishte tre seanca, në dy prej tyre foli në gjuhën maqedonase, ndërsa të tretën ai foli në shqip, i provokuar pikërisht nga disa individë nga Bullgaria fqinje të cilët me siguri treguan se ata do të bënin një unifikim të gjuhëve tona, që sigurisht nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi gjuhë të ngjashme, por të ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi pasi pres pikërisht nga Xhaferi të sqaroj atë që ka ndodhur atje pasi ai është një nga mbrojtësit kryesor të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

    Fjalimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Kuvendit, ka nxitur reagime të shumta, ndërsa VMRO DPMNE-ja dhe  “E Majta”, ka dorëzuar një interpelancë për punën e Xhaferit pasi pretendojnë se kreu i Kuvendit duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka shkelur kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

    Partitë shqiptare si BDI-ja ashtu edhe koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk mbështesin interpelancën kundër Xhaferit. Nga opozita shqiptare thonë se kanë shumë vërejtje për punën e Xhaferit, por në këtë rast nuk e mbështet interpelancën kundër tij.

    Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka mohuar të ketë shkelur kushtetutës por se është i gatshëm të përgjigjet për çdo pretendim të mundshëm.

    Unë fola në gjuhën të cilën e njoh më së miri. Këtë askush nuk mund të ma ndalojë. Unë respektoj në tërësi ligjet. Nuk lejova atje që të bëhet festë pasi në esencë në ishim para Parlamentit Evropian dhe jo në ndonjë festë, andaj edhe vendosa të flas në gjuhën shqipe dhe jo në atë maqedonase, i bindur se gjithcka ishte në rregull, si e drejtë natyrore”, ka deklaruar Xhaferi, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV do të zbatohet një metodë e re kirurgjike për personat me epilepsi të rëndë

    Lajmi i rradhës

    Grafa etnike në letërnjoftime, në harresë | Lëvizja Besa nuk heq dorë nga kjo çështje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë