Në RMV do të zbatohet një metodë e re kirurgjike për personat me epilepsi të rëndë

    Klinika e Neurokirurgjisë ka filluar zbatimin e një metode të re kirurgjike për personat me formë të rëndë të epilepsisë, e njohur si “vendosje e stimulatorit të nervit vagus”, shkruan Alsat. Përmes këtij trajtimi, pacientëve me epilepsi ju reduktohet dukshëm numri I sulmeve që I përjetojnë brenda ditës dhe mundësohet që pacientët me këtë sëmundje të mund të zhvillojnë nevojat e përditshme ditore në mënyrë normale. Deri më tash pacientët tanë janë dërguar jashtë vendit për kryerjen e kësaj metode, ndërkaq prej tani ata do të mund të trajtohen në vend, dhe trajtimin post operativ ta vazhdojnë në Klinikën e neurologjisë në Shkup. Ndryshe, në vend ka rreth 15.000 pacientë të diagnostikuar me epilepsi ndërkaq 30% e tyre nuk reagojnë ndaj terapisë.

    Kjo procedurë operative, përfaqëson një derë të re në funksionimin dhe përparimin e Klinikës sonë dhe para së gjithash do ketë përfitim të madh për të gjithë pacientët me formë të rëndë të epilepsisë të cilët më para siç e dini, shkonin nëpër Qendrat e huaja për shërim, tani ata mund t’I drejtohen shtëpisë sonë, si për nevoja operative po ashtu edhe për trajtimin e mëtejshëm do kujdesemi në bashkëpunim me Klinikën e Neurologjisë. Kjo do jetë lehtësim I madh për ta”, tha Vlladimir Rendevski, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë.

    Ne këta pacientë I kontrollojmë me vite të tëra por nuk kemi pasur mundësi për diçka më tepër. Tani kemi trajtim të ri të cilin pacientët mund ta marrin te ne dhe nuk duhet të shkojnë jashtë shtetit”, theksoi Bojan Boshkovski, drejtor i Klinikës së Neurologjisë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Salca e artë e Turmerikut kundër inflamacionit

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe në PE | Zaev pret sqarim nga kryeparlamentari Xhaferi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë