Gjykata Administrative në debatin publik të mbajtur mbrëmë, e ka refuuar si të pabazë padinë e ngritur nga koalicioni Fronti Europian në zgjedhjet parlamentare 2024, kundër vendimit të Komisonit Shtetëror të Zgjedhjeve të RMV-së për rivotim në vendvotimin 2101, gjegjësisht në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës, përcjell Nistori.
“Padia e koalicionit Fronti Europian, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, parashtruar kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të 27.05.2024, refuzohet si e pabazuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative.
Ndryshe KShZ, pas rivotimit në këtë vendvotim më 22 maj, koalicioni i BDI-së humbi një deputet. BDI u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim. Pas rinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal dhe pas kësaj hodhi poshtë kundërshtimin e BDI-së, gjë për të cilën e refuzoi edhe Gjykata Administrative. /Nistori/