Scholz: Do të rrisim bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë

    Gjermania do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë. Kështu ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Scholz i cili theksoi se vendi i tij do të mbështesë ratifikimin e shpejtë të pranimit të tyre në NATO.

    “Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta”, u shpreh Scholz.

    Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Lihtenshtajnit, kancelari gjerman thotë se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj në fillim.

    Më herët ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas një zëdhënësi të kancelarit ranë dakord për një zgjidhje të negociuar diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë që do të kërkonte tërheqjen e trupave ruse nga Ukrainë.

    Lajmi Paraprak

    SHKOLLA FANTAZMË, SHKOLLA GETO E NDËRRIME TË SEGREGUARA

    Lajmi i rradhës

    Një mot tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë