Gjykata Administrative e refuzon padinë kundër KShZ-së: votat për listën me person të vdekur do të shpallen të pavlefshme

    Një parti politike kishte paraqitur padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili e anuloi listën e tyre për Këshillin e Qytetit të Shkupit, pasi në të figuronte një person i vdekur.

    Gjykata Administrative sot e ka refuzuar padinë, me çka vendimi i KSHZ-së mbetet në fuqi.

    „Të gjitha votat eventuale për Këshillin e Qytetit të Shkupit, që do të jepen për këtë parti politike, do të konsiderohen të pavlefshme. Udhëzime të tilla u janë dërguar këshillave zgjedhore në Shkup“, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

    Dje, KSHZ njoftoi se në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e dorëzuar nga një subjekt politik, ishte propozuar një person i ndjerë.

    Pas marrjes së informacionit, Komisioni ka siguruar një certifikatë nga regjistri i të vdekurve dhe ka konstatuar se personi nuk mund të jetë kandidat, pasi mungon deklarata personale dhe e parevokueshme për pranimin e kandidaturës, siç kërkon Kodi Zgjedhor.

    “Për këtë arsye, KSHZ e anuloi listën e konfirmuar dhe me shkrim e njoftoi Prokurorinë Publike, e cila do t’i verifikojë të dhënat dhe do të veprojë sipas kompetencave të saj,” shtoi Kondarko.

    Lajmi Paraprak

    Toshkovski: në terren janë mbi 90 përqind e forcave që posedon MPB

    Lajmi i rradhës

    KShZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:15 është 9.3%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë