Gjykata e Velesit kërkon që Pançevski të paraqitet në burg

    Ish-kreu i Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pançevski të paraqitet në burg. Një dokument të tillë ia ka dërguar Gjykata nga Velesi, pas së cilës Pançevski do të duhet të paraqitet në Shutkë në afat prej 15 ditësh, nga gjykata e Velesit.

    Kërkesa është dërguar para një jave, por ende nuk ka arritur në duart e Pançevskit. Kjo vjen pasi Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg, për shpërndarje manuale të rasteve gjyqësore. Pançevski njofton për Alsat se do të kërkojë shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg.

    “Unë do t’i përdor të gjitha masat”, tha Vladimir Pançevski, ish kryetar i Gjykatës Themelore Penale, Shkup.

    Në prill, Gjykata e Apelit i shqyrtoi ankesat e Pançevskit për herë të dytë, duke kërkuar lirimin e tij. Lënda është kthyer në Gjykatën e Apelit pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka pranuar ankesën e Pançevskit, për shkelje të procedurës.

    Pançevski akuzohet se si kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit, ndërmjet viteve 2013 dhe 2016 ka shpërndarë në dorë lëndët gjyqësore tek gjykatësit e besueshëm në vend që automatikisht ta bëjë atë sistemi kompjuterik i njohur si AKMIS. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkaqet ekonomike dhe politika po i largon të rinjtë nga vendi

    Lajmi i rradhës

    USAID: Mënyra sesi kanë vepruar komunat në RMV për nga situata financiare, nuk ka rezultuar e suksesshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë