Gjykata Kushtetuese është jofunksionale

    Edhe sot Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur ta vazhdojë plotësisht seancën. Nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të vendosur nëse është vlerësuar kushtetutshmëria e një pjese të Kodit Penal pasi u kundërshtua nga një avokate.

    Por, nuk është vetëm kjo çështje që ka ngecur në Gjykatën Kushtetuese. Janë më shumë se 30. Arsyeja është e njëjtë – gjykata punon vetëm me pesë, në vend të nëntë gjykatësve. Tre duhet të zgjidhen nga Kuvendi përnjëherë dhe pastaj do të duhet edhe një tjetër. Për tre vendet aktuale janë nëntë kandidatë. Të premten propozimet u konfirmuan në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Seanca pritet të vazhdojë këto ditë.

    “Shpresoj se kjo seancë do të përfundojë. Kolegët e morën çështjen seriozisht se nuk kishte arsye për t’u vonuar më tej. Do të fillojë diskutimi, propozimet do të shqyrtohen një nga një. Nuk pres pengesa vetëm nëse nuk befasohemi”, tha Marija Georgievska, deputete.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ditë më parë tha se deputetët e opozitës nuk do t’i mbështesin propozimet për gjykatës kushtetues të shumicës parlamentare.

    “Ju keni propozim i cili është nëpunës kabineti i një ish-ministri të shëndetësisë, që nuk ka asnjë minutë përvojë në jetë, duhet të jetë gjykatës kushtetues. Dhe një dëgjues të mirë dhe i verbër që pesë vjet nuk tha asgjë kundër Zoran Zaevit dhe qeverisë dhe tani duhet të, siç u bë Kacarska gjykatëse kushtetuese, do të duhet edhe këta të dy të bëhen…”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Shefi i prokurorisë, Lubomir Joveski, Tatjana Vasiq dhe Fatmir Skenderi janë propozimet e shumicës parlamentare për gjykatës kushtetues, ndërsa ato opozitarë janë Savo Klimovski, Rodna Zhivkovska, Todor Vitlarov, Branko Sekuloski dhe Vosna Jova. Prej tyre do të zgjidhen tre. Por më pas do të duhet të nisë zgjedhja e një tjetri pasi derisa procedura aktuale zgjati 10 muaj, ndërkohë një tjetër gjykatës doli në pension. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LSDM nuk komenton fjalorin vulgar të Talat Xhaferit

    Lajmi i rradhës

    SHKOLLA FANTAZMË, SHKOLLA GETO E NDËRRIME TË SEGREGUARA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë