Gjykata Kushtetuese sot mbajti seancën e 32-të ku ndër pikat e rendit të ditës ishin iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lidhje me Dekretin për shpalljen e tij, Ligjit në tërësi, si dhe 25 neneve veçmas të ligjit. Në seancë nuk morën pjesë gjykatësit Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, përcjell Nistori.
Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij në lidhje me kontestimin e Ligjit për Gjuhët.
Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën. E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të sjell vendim për diçka, nëse diçka është apo jo kushtetuese. /Nistori/