Gjykata Penale në Shkup ka vendosur, që ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, të qëndrojë në paraburgim në Shutk, duke hedhur poshtë kështu garancionin e palës mbrojtëse prej 10.8 milionë eurosh, që i dorëzoi për të dalë Mijallkov nga burgu.
“Pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me zëvendësim – garancion, ka sjellë vendim me çka propozimi i mbrojtjes konsiderohet si i pabazë. Këshilli, pas vlerësimit të shkresave në lëndë, konsideron se ende ekzistojnë shkaqe për të cilat u caktua masa e paraburgimit, duke e pasur parasysh edhe llojin dhe karakterin e veprave penale si dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.