GJYKATA PËR BARAZI – BDI harron premtimin

    “Do të krijojmë një Gjykatë për barazi që do të hetojë në rrënjët e tij diskriminimin në nivelin shtetëror, nëse ndodhë në sallën e gjyqit, në punë, në shkollë, komunë dhe çdo ambient tjetër të punës”. , tha Naser Ziberi, Kandidat për Kryeministër nga BDI (29.06.2020)

    Ky premtim i BDI-së i shpalosur në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 nuk u realizua as 500 ditë pas formimit të Qeverisë, e jo 100 sa ishte paraparë. Ku mbetën përpjekjet për të? Nga BDI zgjodhën të heshtin, duke mos dashur të komentojnë aspak për premtimin e saj për këtë gjykatë apo edhe zgjidhjen alternative të gjykatës shpresëdhënëse. Gjykata e lartë e barazisë, sipas BDI-së, do të kishte fuqinë e plotë të një gjykate për rrëzimin e vendimeve diskriminuese. Por derisa shqiptarët, por edhe etnitë tjera prisnin Gjykatën e lartë të barazisë, gjykatat aktuale në vend sollën disa vendime.

    1 shtator 2020, Gjykata e Apelit i ulë masën e dënimit Boban Iliqit, nga 6 vite në 4 vite burg.

    Më 9 shkurt 2021, Gjykata Themelore e Kumanovës, obligoi Sedat Aliun, prindin e Almir Aliut të paraqitet në burg për vuajtjen e masës efektive prej 6 muajsh. Bashkë me të u obliguan edhe Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Këtë vendim qytetarët dhe opinioni publik e vlerësoi të padrejtë dhe diskriminues.

    23 shkurt 2021, Gjykata Penale dënoi me burg të përjetshëm Alil Demirin, Agim Islailoviq dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për “terrorizëm” në rastin “Monstra”. Fejzi Aziri u dënua me 15 vite burg, ndërsa Haki Aziri me 9 vite heqje lirie.

    Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata Supreme konfirmoi dënimet për të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave” edhe pse BDI kishte premtuar hetim me asistencë ndërkombëtare për këtë rast dhe rastet tjera për të cilat opinioni dyshon se janë të montuara mbi bazën e motiveve politike.

    Gjykatën e lartë të barazisë e kishin propaganduar disa zyrtarë të BDI-së, posaçërisht në kohën e fushatës zgjedhore. Një premtim i tillë mbeti në letër edhe në programin zgjedhor 2020-2024, brenda kapitujve të programit të cilin sipas Ahmetit do ta zbatonte kryeministri i parë shqiptarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Kemi politikanë që hyjnë të varfër në politikë dhe dalin milionerë

    Lajmi i rradhës

    Aktivistët kërkojnë që të ndalohet djegia e kallamit në bregun e liqenit të Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë