Mickoski: Kemi politikanë që hyjnë të varfër në politikë dhe dalin milionerë

    Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka theksuar se shteti ka mjaftueshëm para nëse nuk vidhet për të ndihmuar qytetarët në kohë krize.

    “Ka para mjaftueshëm nëse nuk vidhet, sepse qytetarët po plaçkiten, plaçkitet buxheti para ska normal, nëse nuk plaçkitet para do të ketë. Edhe ky borxh i ri që paralajmërohet është përsëri mbulim i harxhimeve joproduktive”, tha Mickoski.

    Ndryshe, VMRO-DPMNE ka kërkuar 50% ulje të derivateve të naftës si dhe të ndihmohen më shumë qytetarë në këtë kohë krize.

    Hristijan Mickoski vlerëson se paratë në vend po vidhen nga politikanët, e sipas tij, kjo është arsyeja që qytetarët nuk po mund të ndihmohen sa duhet në kohë krize.

    “Shikoni kemi politikanë që hyjnë në politikë me xhepa të zbrazur ndërsa dalin milionerë dhe miliarderë. Hapin fondacion e kështu me radhë”, u shpreh Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Buxheti i pensionistëve në fund të vitit do të jetë më i lartë për rreth 12 mijë denarë

    Lajmi i rradhës

    GJYKATA PËR BARAZI – BDI harron premtimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë