Gjykata refuzon padinë e Apasievit, gazetarja Jordanovska: Nuk guxon të vendoset praktika e futjes së frikës dhe censurës

    Gjykata Themelore ka publikuar aktgjykimin ku lirohen nga akuza gazetarja Meri Jordanovska dhe Pedrag Petroviq nga “A1on”, pas padisë private që kishte dorëzuar deputeti dhe lideri i partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev. Apasiev kishte paditur gazetarët për “publikimin e paautorizuar të regjistrimeve personale.

    Nga ShGM sqarojnë se pas procedurës e cila ka zgjatur thuajse një vit, paditësi nuk është paraqituir asnjëherë në seancë ndërsa gazetarët kanë qenë të pranishëm shumë herë.

    “Pas shpalljes së aktgjykimit, kolegia ime Meri Jordanovska tha: “Funksionarët shtetërorë duhet të kuptojnë se funksionin e kryejnë 24/7 dhe janë më shumë subjekt i kritikave publike, qofshin ato në e-mail, mesazhe, telefon zyrtar apo privat. Dhe kur ne si gazetarë i kërkojmë, i kërkojmë në emër të publikut, për gjëra që janë me interes publik, prandaj nuk guxon të vendoset praktika e futjes së frikës dhe censurës”, thuhet në kumtesën e ShGM-së

    Lajmi Paraprak

    Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Bërns: Veprimet e Rusisë janë kërcënim edhe për Europën

    Lajmi i rradhës

    KURTI KRITIKON DEPUTETËT PËR SHPENZIMET – Të zgjedhurit e popullit duhet ta ruajnë kuletën e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë