Gjykatësja që miratoi aktgjykimin ndaj Gruevskit dhe Jankullovskës, zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

    Foto: Telma

    Gjykatësja Dobrilla Kacarska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Kacarska është zgjedhur me votim të fshehtë, me shumicë prej dy të tretave, prej nëntë gjykatësve, përcjell Nistori.

    Kacarska është e njohur në opinion për lëndën “Tanku”, ku miratoi aktgjykim për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovskën dhe Gjoko Popovskin, për furnizimin e Mercedesit të blinduar, a gjithashtu ka miratuar edhe aktgjykim për rastin e “27 prillit”.

    Kacarska vjen në vend të kryetarit të deritanishëm, Sali Murati dhe ka mandat prej tre vitesh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mesazhi nga samiti i BE: Po rifillon jeta normale

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Ne jemi për t’i përgatitur nxënësit për një jetë bashkëkohore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë