Gjykimi kundër ish-drejtorit të Onkologjisë, është shtyrë më 5 shtator

    Procesi gjyqësor kundër katër mjekëve onkologë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, në lëndën “Onkologjia”, u shty për më 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska.

    Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot në bankën e të akuzuarve u ul i akuzuari i parë Nikolla Vasev dhe dy të akuzuar të tjerë onkologë Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski, përderisa për Peshevskën avokati i saj, Jovica Strashevski në Gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor nga 10 korriku dhe kërkesë për shtyrjen e seancës së sotme.

    Mbrojtja, para fillimit të seancës së sotme, dorëzoi plotësim të dëshmive me të cilat kontestohen ekspertizat në Prokurori.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata pezullon urdhrin e Trumpit për heqjen e shtetësisë amerikane

    Lajmi i rradhës

    Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë