Glauk Konjufca deklaron pasurinë e tij për vitin 2022

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

    Sipas asaj që ka deklaruar, Konjufca ka një banesë në emrin e tij, një depo dhe një parking.

    Ndërsa, kryeparlamentari ka deklaruar edhe dy banesa të tjera, tri parcela toke dhe një shtëpi në emër të prindërve të tij.

    Sa i përket kursimeve vetanake, ai ka deklaruar se ka 6 mijë euro para të gatshme, ndërsa kredi për banesë në vlerë prej 55 mijë eurosh. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ramush Haradinaj është lideri më i pasur opozitar në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Lexoni etiketat e ushqimeve – Informohuni mbi çfarë konsumoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë