Godinat e kampusit të Universitetit “Kirili dhe Metodi” tash e tetë vite të pa përfunduara

    “Këtu duhet të kishte dy fakultete të reja – për edukimin fizik dhe shkenca informatike. Ato supozohej të ndërtoheshin në stilin barok nga kompania Beton nga Shtipi, por kompania është në falimentim, ndërsa disa vite me rradhë, punimet kanë ngecur në vend numëro”.

    Nga Ministria e Arsimit si investitor për ndërtimin e objekteve në fjalë, thonë se në buxhetin e këtij viti kanë siguruar mjete dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për dokumentacionin e tenderimit.

    “Tani jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e universitetit dhe në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mjetet janë siguruar edhe për këtë dedikim. Është duke u bërë përgatitja e fundit, përkatësisht konsultimet e fundit për dokumentacionin e tenderimit dhe shumë shpejt do të ketë edhe thirrje publike për t’u zgjedhur edhe operatori ekonomik dhe për t’u vazhduar punët ndërtimore në këto dy fakultete”, deklaroi Agim Nuhiu, Zv Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Për këto dy objekte deri më tani janë shpenzuar 3.3 milionë euro. Kompania “Beton – Shtip”, në vitin 2015 fitoi tenderin prej 20 milion eurosh për të dy fakultetet, ndërsa në vitin 2019 falimentoi. Autoritetet thanë se kompania u pagua për aq sa ka punuar. “Beton- Shtip” u bë e njohur me hetimin e rastit “Tenderët” të PSP-së, për disa objekte të projektit “Shkupi 2014”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Përfshirja e bullgarëve, kusht për në BE”

    Lajmi i rradhës

    Drineda Dangalli ka nevojë për ndihmën e të gjithë neve, rrezikon të verbohet – i janë dëmtuar mushkëritë dhe mëlçia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë