Goran Milevski deponoi dorëheqjen e tij në Qeveri

    Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski deponoi dorëheqjen e tij në Qeveri. Aktin në mënyrë formale Milevski nuk e ka parashtruar personalisht, por përmes shërbimeve juridike të cilët e kanë dorëzuar në arkivin e organit ekzekutiv. Derisa Qeveria të shqyrtojë dhe konstatojë dorëheqjen e Milevskit, partia e tij mund të mbledh organet për të vendosur një emër të ri për ministër të pushtetit lokal, i cili jo zyrtarisht mund të jetë Risto Penov. Pas dorëheqjes së Milevskit nga pozita e ministrit, ai mund të largohet edhe nga pozita e kryetarit të partisë. Një gjë e tillë mund të ndodhë në fund të tetorit ose fillimi nëntorit. Deputetja e kësaj partie njëherësh nënkryetare, Monika Zajkova nuk fsheh ambiciet për t’u bërë e para e partisë.

    “Së pari organet dhe trupat e partisë duhet të sjellin vendim për organizimin e kongresit. Unë nuk e kam fshehur se derisa marr mbështetjen nga anëtarësia dhe trupat e partisë por edhe nga kryetari aktual, sigurisht që me kënaqësi do të pranoj të udhëheq partinë mbi parimet dhe postulatet Evropiane me të cilat është sendërtuar”, deklaroi Monika Zajkova, Nënkryetare e PLD-së.

    Propozimi francez si zgjidhje e kontestit me Bullgarinë dhe korniza negociuese ishin çështjet që flitet të kenë futur përçarjet brenda Partisë Liberal Demokrate edhe pse se organet e partisë kishin mbështetur opsionin e ofruar si zgjidhje të kontestit. Zajkova shton se PLD mbetet e orientuar në rrugën Evropiane.

    “Partia jonë e ka në statutin e saj të theksuar përcaktimin që kur është formuar se angazhimi pro Evropian dhe ndjekja e trasesë deri në anëtarësimin e plotë në BE”, tha Monika Zajkova, Nënkryetare e PLD-së.

    Liberal Demokratët në Kuvend përfaqësohen me dy deputetë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ky subjekt garoi me lista të përbashkëta me LSDM-në, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2021 u shkëput nga koalicioni parazgjedhor. Milevski garoi si kandidat për Manastirin, ku për kundër kandidat në raundin e parë kishte Toni Konjanovskin e VMRO-DPMNE-së dhe Hristo Kondovskin e LSDM-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komunat e Pollogut me kërkesë që nxënësit në dhjetor dhe janar të jenë në pushim

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria kërkon ndryshime të menjëhershme në tekstet shkollore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë