Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gazë

    Kampi i refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës është goditur sërish, pasi që njëjtë ishte vepruar në sulmet izraelite një ditë më parë, ku si pasojë humbën jetën 50 persona.

    Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh raporton se ndërtesat janë bërë rrafsh me tokë pasi që aeroplanë luftarakë izraelitë sulmuan kampin siq theksoi me “granatimin intensiv pa për selektime”.

    Al Jazeera raporton se ekziston frika e madhe se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, dhe se izraelitët më herët kishin hedhur fletushka që u bënin thirrje palestinezëve të largohen nga kampi i refugjatëve.

    E përditshmja Haaretz raporton se “pamjet nga ai rajon shfaqin tymin e zi mbi kompleks, që përbëhet nga disa ndërtesa”.

    Izraeli mbrëmë ka pranuar se kishte sulmuar kampin në tentim për të vrarë komandantin lokal të batalionit të Hamasit, Ibrahim Biari, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në sulmin e Hamasit gjatë 7 tetorit.

    AFP mbrëmë ishte në vendin e ngjarjes kur janë nxjerrë 47 trupa të pajetë nga ky kamp.

    E autoritetet palestineze kanë njoftuar në rrjetet sociale, se në sulmin e sotëm mbi këtë kamp refugjatësh në veri të Gazës “janë vrarë dhjetëra palestinezë dhe shumë tjerë janë plagosur”. 

    Lajmi Paraprak

    Gordana Jankulloska lirohet nga burgu

    Lajmi i rradhës

    ATO e bllokuar në negociatat politike, pa drejtor dhe pa rrogë për dy muaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë