Gostivar, mjeku: Mos shkoni në spital vetëm kur ju përkeqësohet gjendja shëndetësore

    Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Reparti Infektiv në Gostivar të gjitha kapacitetet i ka të mbushura, ndërsa në ditë aty kryhen edhe nga 60 kontrolle ambulantore. Infektologu, Enes Memeti tha se ka pacientë që vijnë edhe me temperaturë më të lartë se 40 gradë. Sipas tij, shkaktari kryesor që Gostivari vazhdimisht ka numër të lartë të personave të prekur nga gripi është kultura jonë e përgjithshme, pasi te mjeku shkojmë vetëm kur na përkeqësohet situata, por edhe si pasojë e mos trajtimit me protokoll nga mjekët amë të pacientëve të prekur nga viruset.

    “Gati i gjithë reparti është i mbushur, kurse brenda 24 orëve kemi nga 60 kontorlle të cilët i bëjmë në ambulantë. Pse na ndodh ky numër i lartë në Gostivar? – Kjo na ndodh për arsye fillimisht të kulturës mjekësore që kemi si popullatë dhe e dyta ka të bëjë me mjekët amë të cilët duhet të bëjnë mjekimin e sëmundjeve virale me protokoll bazuar me fakte, argument. Ne për fat të keq nuk kemi laboratore të sofistikuara për t’i diagostikuar këto lloj virusesh, prandaj si qytet ngecim në këtë drejtim. E kam thënë edhe më herët për televizionin tuaj se Gostivarit i mungon Qendra e Shëndetit Publik, pasi ajo merret kryesisht me detektimin e këtyre lloj virusesh e jo neve pastaj të na vijnë pacientët me pneumoni ku në disa raste janë edhe masive si rezultat i komplikimit që na japin viruset”, deklaron mjeku infektolog, Enes Memeti.

    Memeti është i mendimit se bëhet fjalë për kombim virusesh që prekin pacientët, të nëntipit A, koronës dhe atij respirator.

    “Në këtë periudhë kohore kemi shfaqen më të shpeshtë të virozave, duke filluar nga virusi i influencës që është i gripit që i takon nëntipit A që kërkon edhe mjekim më adekuat dhe na jep shenja pak më të rënda klinike. Sizakonisht pacientët vijnë me temperatuarë të lartë, vijnë me dhimbje të fytit, plogështi, dhimbje koke, maramendje dhe një pjesë e tyre vijnë edhe me shenja të ngjashme siç ishte kovidi i dikurshëm. Krahas kësaj ekziston edhe reovirusi, pastaj rinovirusi dhe më së fundmi që është karakteristikë te fëmijët virusi respiratorë. Pra, moshën e re e kap më shumë ky lloj virusi, kurse moshën e vjetër e kap influenca. Unë jam në dilemë nëse ekziston influencë e vërtetë ose ka të bëjë me ndonjë kombinim nga disa viruse midis influencës, koronës dhe RSV-së”, deklaron mjeku infektolog, Enes Memeti.

    Pacienti më i vogël që trajtohet nga gripi në reparin Infektiv në Gostivar është dy vjeçar, kurse më i moshuari ka mbi tetëdhejtë vjet. Javën e kaluar sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, Gostivari kishte numrin më të lartë të të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut. Për momentin, vendi ka një përhapje të madhe të gripit dhe këtë sezon IPSH-ja ka regjistruar edhe dy vdekje nga gripi. Personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë me sëmundje tjera shoqëruese dhe të pa vaksinuar kundër gripit. Ndryshe, mjekët rekomandojnë që personat e prekur nga gripi të evitojnë tubimet me shumë njerëz, të lajnë duart më shpesh ose ti dezinfektojnë ato, ambientet ku qëndrojnë të ajrosen, të konsumohen sa më shumë lëngje,çaj, lëngje të freskëta si dhe të konsumohen ushqime të pasura me vitamina dhe minerale. /TVGLOBI/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania synon të dyfishojë numrin e punëtorëve pa kualifikime nga Ballkani Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    MSh: Mbrohuni nga ajri i ndotur me mbajtjen e maskave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë