Gostivari me situatë alarmante në lidhje me zbrazjen e shkollave

    Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

    Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.

    Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjarë në vende të ndryshme të Evropës.

    Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.
    Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.

    “Çështja e emigrimit e qytetareve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetareve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne.  Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu – Profesor Universitar.

    Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do të zbutnin këtë dukuri. https://alsat.mk/shifra-alarmante-te-zbrazjes-se-shkollave-ne-5-komuna-jane-shpernguluar-558-nxenes. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: ndryshimi i madh ka filluar, nuk ka asgjë që e ndalon forcën e popullit

    Lajmi i rradhës

    Veshja mirditore – trashëgimia e një kulture që jeton edhe sot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë