Greva pezullohet deri në janar

    Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë të ditur përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

    Kreu i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, tha në një konferencë për media më 1 tetor se greva nuk është mbyllur, por është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

    Ai porositi Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë “si fitore, sepse nuk ka fituar askush”.

    Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.

    Deri te pezullimi i grevës u tha se erdh pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve.

    Për shkak të grevës, për gati pesë javë, mbi 300.000 nxënës mbetën jashtë bankave shkollore.

    Sindikalistët kërkuan 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

    Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

    Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, legjislacioni ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Nga sot në RMV gjendje krize energjetike

    Lajmi i rradhës

    NJË LIGJ QË DO T’I MBANTE TË RINJTË LARG BIXHOZIT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë