Gruaja nga Gostivari ka marrë subvencione bujqësore në mënyrë të rrejshme

    Prokuroria nga Gostivari në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për dhënien e fletarrestit penal kundër 41-vjeçares, banore e fshatit Toplicë, e cila mashtrueshëm ka marrë subvencione bujqësore, përcjell Nistori.

    “E pandehura ka paraqitur kërkesë për subvencione për vitin 2021 në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Njësia Rajonale Gostivar, ka deklaruar të dhëna të rreme. Parregullsi sa i përket numrit të gjendjes dhe etiketave të mallit janë konstatuar gjatë kontrollit të kryer nga persona të autorizuar nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të kryer më 16 shtator”, njofton Prokuroria.

    Prokurori publik ka propozuar që i pandehuri të dënohet me gjobë prej 10 deri në 100 gjoba ditore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për reduktimet e rrymës më shumë se dy orë në Kosovë, ME përgatiti dosje për polici

    Lajmi i rradhës

    RMV-ja variantin „Omicron” nuk do e presë me masa kufizuese, ndryshe veprojnë shtetet e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë