Grubi: Çfarë të më thotë Ali Ahmeti, atë do të veproj

    Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi mbrëmë emisionin “200” ka folur për çështjet kadrovike dhe ministritë që do të marrë Alternativa kur të bëhet pjesë e qeverisë. Ai është përgjigjur se hipotetikisht ose jo hipotetikisht, çfarë do t’i thotë Ali Ahmeti, ai atë do të bëjë. Sipas Grubit, shumica parlamentare do të zgjerohet edhe me 1-2 deputetë shqiptarë pa përmendur emra se për kë bëhet fjalë, përveç Alternativës, përcjell Nistori.

    Grubi theksoi se Alternativa është e mirëseardhur në qeveri dhe se më herët kanë qenë në pushtet me BDI-në dhe LSDM-në dhe se kanë pasur një qeverisje të frytshme dhe produktive me këtë parti. Sipas tij, kjo parti ndan të njëjtat pikëpamje që ka edhe LSDM-ja dhe BDI-ja që nga Marrëveshja e Ohrit deri në integrimet e vendit në Bashkimin Europian.

    ZëvendëskryeministrI foli edhe për çështjen e bllokimit të Bullgarisë. Ai tha se jo çdo gjë varet nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga pala bullgare. Por, sipas tij, varet edhe nga shtetet mike si SHBA-të dhe Bashkimi Europian, ashtu siç kanë bërë për integrimin e vendit në NATO-s. Kjo çështje mund të tejkalohet, por kjo do të merret vesh më mirë më 14 dhjetor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Kosovës përveç masave të reja anti-Covid, miratoi edhe katër projektligje

    Lajmi i rradhës

    LUFTA, DIALOGU DHE GJENERATA E RE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë