Grubi: Ndërhyrjet ruse, shkak për vonesat e autostradës Shkup-Bllacë

    Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar edhe arsyet e vonesave në autostradën Shkup-Bllacë. Sipas Grubit, shkak për këto vonesa është bërë firma që fitoji tenderin për mbikëqyrjen e autostradës, pasi e njëjta kishte lidhje me shtetin rus dhe bankat nga Rusia, përcjell Nistori.

    “U shpall tenderi për rrugën Shkup-Bllacë, aplikuan dy kompani njëra ishte kompani kroate dhe një kompani amerikane, por kjo e fundit nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e duhur dhe u skualifikua, me ç’rast mbeti e vetmja kompania kroate. Në periudhën e dorëzimit të garancisë bankare, kjo kompani nuk arrit t’i dorëzojë 2.7 milionë euro si garanci bankare për të filluar negociatat me Bektelin. Kur ne kontrolluam doli se kompania kroate, është në pronësi ruse. Ndërsa në bordin drejtues ka rus që janë të ndërlidhur me shtetin. Të gjitha mjetet i kishte në bankë ruse dhe nuk arriti t’i dorëzojë”- tha Grubi.  

    Grubi: Në Tetovë këtë vit morëm 4% vota më shumë sesa vitin e kaluar

    Grubi, tha se në Tetovë këtë vit BDI-ja mori 4% vota më shumë se vitin e kaluar, kur u votua edhe për kryetar komune. Por sipas Grubit humbja erdhi për shkak se gati 10 mijë vetë nuk dolën në votime.

    “Zgjedhjet në Tetovë i kemi humbur në vitin 2009, edhe në Gostivar, i kemi humbur edhe vitin e kaluar. Ndërsa sipas të gjitha analizave tona në Tetovë këtë vit kemi 4 për qind më shumë vota sesa  vitin e kaluar kur ishin zgjedhjet për kryetar komunash. Duke parë se këtë vit dolën 10 mijë veta më pak në zgjedhje, por pavarësisht kësaj ne patëm një përmirësim. Ne nuk do të bllokojmë asnjë projekt, bile ne do ta ndihmojmë si Qeveri për të mos vuajtur qytetarët e Tetovës.”- shtoi Grubi.

    Grubi mohon të ketë fraksione brenda BDI-së

    “2 vjet i kemi humbur nga pandemia, nuk mblidheshim dot. Ndërkohë në këto dy vite kishim dy procese zgjedhore. Nuk kishte as kohë dhe as energji për t’u fokusuar në formimin e organeve partiake. Ishte shumë dinamike kjo periudhë. Nuk janë krijuar fraksione brenda BDI-së, të paktën fraksione formale jo.” vlerëson Grubi.

    Lajmi Paraprak

    Ankohen bujqit: As shpenzimet nuk mund t’i mbulojmë!

    Lajmi i rradhës

    BE do të ndihmojë financiarisht RMV-në për mbrojtje të natyrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë