Zëvendës Kryeministri i qeverisë, Artan Grubi në një konferencë për media tha se partitë opozitare shqiptare janë rreshtuar pas VMRO-DPMNE-së, partisë e cila i dhunoi në të kaluarën, percjell Nistori.
“Koalicione do të kemi në rrethin e dytë, përkundër asaj që partitë opozitare shqiptare kanë vendosur të rreshtohen prapa VMRO-DPMNE-së duke u shndërruar në vazal të asaj partie e në bashkëpunim që në rrethin e parë edhe përkundër deklaratave të tyre shumë të qarta që kundërshtonin një koalicion të tillë të mundshëm me partinë në të cilën i dhunoi në të kaluarën, ndërsa sot duke iu shndërruar në vazal për të shpëtuar karrierën e tyre politike në tre mujorin e ardhshëm”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.
Grubi shtoi se në nëntor do të jemi të gjithë këtu bashkë të shohim fitoren e madhe të BDI-së dhe përfundimin e karrierës së oportunizmit politik. Grubi ndër të tjera bëri të ditur se BDI-ja më 4 shtator do të bëjë publike 18 emrat e kandidatëve për kryetar komunash ku u shpreh bindshëm për fitoren e 16 komunave. /Nistori/