Grubi: Prokuroria të përmbyll sa më shpejtë hetimin rreth zjarrit në Tetovë

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit, që për pasoj la 14 viktima dhe 12 të lënduar.

    “Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

    “Insistuam edhe në komunikim me prokurorin e përgjithshëm edhe me të gjithë prokurorët e rastit që ky hetim të përmbyllet sa më shpejtë, por edhe të bëhet sa më i thuktë dhe sa më i thellë që është e mundur, në mënyrë që mos të lihet asnjë grimcë e pa zbuluar rreth kësaj tragjedie”

    I pyetur për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin e rastit, Grubi tha se të njëjtit pritet të arrijnë në vend brenda dy-tre dite.

    “Sot kemi dërguar kërkesë, ka pasur kontaktte me ambasadorët e vendeve, në veçanti me ambasadoren e Gjermanisë, por edhe me autoritete e NATO-s por edhe të SHBA-së. Është çështje ditësh, po flasim për dy-tre ditë, ku ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika nga vendi i ngjarjes”

    Lajmi Paraprak

    Qeveria pranoi ekspertët e NATO-s të hulumtojnë arsyet e zjarrit në spitalin e Tetovës, shpalli tre ditë zie

    Lajmi i rradhës

    Hasani: Nuk është koha e dorëheqjeve, por e sfidave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë