Grumbuj mbeturinash në Drin të Zi

    Grumbuj mbeturinash për “mirëseardhje” në Strugë. Lumi Drini i Zi po mbytet në plehra ndërsa situata më e keqe është pranë vendbanimit rom në hyrje të qytetit. Pas uljes së nivelit të lumit, është shfaqur neglizhenca njerëzore.

    “Kjo është pamja e parë e Strugës. Qyteti që së bashku me Ohrin deklarohet si qendra më e madhe turistike në vend. Përveç grumbujve të plehrave, ka erë të padurueshme nga ujërat e zeza që derdhen në lumë”.

    Në anën tjetër të lumit mund të shihen mbetje të ndryshme si plastikë, mbeturina ndërtimi e deri në orendi shtëpiake. Qytetarët thonë se kjo nuk është pamja e duhur për Strugën.

    “Duhet pasur më shumë kujdes sepse pamja është e papërshtatshme. Sidomos kur uji tërhiqet në këtë periudhë, është shumë keq. Siç afrohen zgjedhjet tani, kryetari aktual dhe të tjerët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje. “Të ecin, nuk është larg, të shohin se çfarë po ndodh”.

    Mbeturina ka në vetë vendbanimin. Kështu, banorët kanë frikë se kjo është më keq se korona virusi.

    “Më keq se kovid, vërtetë ashtu është. Në mbrëmje ka erë të pakëndshme dhe pastaj më kujtohet se është prej atje”.

    “Nuk ka shpëtim. Askush nuk bën asgjë. Nuk ka ujë të pijshëm. Uji ishte i ndotur dy ditë, ditën e dytë në Facebook shkruanin se ishte ndotur. Të dielën bëhesh gati për punë, njerëzit lahen dhe nuk ka ujë. S’ka as higjienë”.

    Në këtë vendbanim në kushte çnjerëzore dhe në shtëpi të rrënuara jetojnë tridhjetë familje të përkatësisë rome. Sipas pushtetit lokal, në mars të këtij viti, Plani i detajuar urban ka paraparë ndërtimin e dy ndërtesave sociale në të cilat do të vendosen këto familje. Por nga Shoqata aksionare për Menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste, Struga nuk përmendet si komunë ku është planifikuar ndërtimi i një ndërtese të tillë. Kohët e fundit, përmes Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve në Bruksel, u nënshkrua një peticion nga banorët e këtij vendbanimi rom, për të siguruar strehim të përshtatshëm social./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pajaziti: Ndërprerja e rrjeteve sociale, mësim mbi rëndësinë e konceptit familjar

    Lajmi i rradhës

    Erikseni më i paguari te Interi, por parat nuk i merr nga klubi italian

    Lajme tjera

    Idiotësia artificiale

    Slavoj Žižek Nuk ka asgjë të re në lidhje me lajmin se “chatbots” janë në gjendje të zhvillojnë një bisedë në gjuhën natyrore,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë