“Grupi i Zjarrit”, para përjashtimit nga BDI-ja!

    BDI-ja nuk e njeh fraksionin e “Grupit të Zjarrit”. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Programin 200 në Alsat, tha se një gjë e tillë është në kundërshtim me statutin e partisë. I pyetur nëse pas këtij veprimi “Grupi i Zjarrit” do të përjashtohet nga partia, Ahmeti tha se do të veprohet në bazë të statutit, duke lënë të kuptohet se pjesëtarët e fraksionit i kanë ditët e numëruara në parti.

    “Në bazë të statutit aktual që është në fuqi, ne nuk njohim mënyrë funksionimi në kuadër të BDI-së, është një organ, një trup funksionaliteti astatutar, është në kundërshtim me statutin, ndërsa statuti është elementi kryesor i cili definon se si duhet të sillemi në kuadër të një organizate”, tha Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

    “Pra “për” ose kundër”?

    “Unë do të sillem konform statutit, konform organeve, konform analizës, raporteve që i bëjnë organet tona. Unë jam legalist, respektoj raportet, dokumentet që kemi sjell ne dhe sjellja ime është konform kërtyre dokumenteve të cilat vet ne i kemi miratuar”, deklaroi Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kush dezinformoi se një rrëmbyes ka joshur fëmijë te shkolla e mesme e muzikës në Shkup?

    Lajmi i rradhës

    Rubin: Në Maqedoninë e Veriut ka media që i përsëritin gënjeshtrat ruse

    Lajme tjera

    Maji i zgjedhjeve!

    Me shumë mundësi 8 maji do të jetë ditë për zgjedhje të dyfishta, kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas deklaratës…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë