Hacker: Serbia duhet të shtensionojë, ndryshe pasoja me BE

    Raportuesi i grupit parlamentar të FDP, Thomas Hacker kërkon që takimi i Tiranës të dërgojë sinjale të qarta ndaj palëve që kompromentojnë procesin e Berlinit. Ndërkohë, Gjermania do të dërgojë ushtarë në Kosovë.

    Raportuesi i grupit parlamentar të FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker bëri një deklaratë për takimin e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

    “Takimi përgatitor për samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Tiranë, nuk duhet t’i kushtohet ekskluzivisht koordinimit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pritet të theksojë nevojën që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë marrëveshjet e 3 nëntorit 2022”, shkruan Hacker.

    Hacker-i thotë më tej se tashmë “ka humbur shumë kohë dhe presidenti i palës boshnjake të “Republika Srpska”, Milorad Dodik, në veçanti, e përdor marrëveshjen për lëvizshmërinë si një instrument bllokues, për agjendën e tij politike të shkëputur nga realiteti”.

    Raportuesi i FDP për BP thekson edhe se “spiralja e përshkallëzimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës minon objektivin e procesit të Berlinit: krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik”. Ai kërkon që “Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se në mungesë të masave për çshkallëzim, do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian”.

    Gjermania do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

    Ndërkohë, agjencia gjermane e lajmeve dpa, citon ministrinë gjermane të Mbrojtjes se Gjermania do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë. Duke filluar nga prilli 2024, një kompani do të vendoset për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes.  Kjo shtesë u vendos pavarësisht nga tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë Kompania e re do të zëvendësojë forcat austriake dhe do të trajnohet për të kontrolluar trazira. Ministria foli për 155 ushtarë shtesë. “Der Spiegel”, kishte raportuar fillimisht. Një zëdhënës shpjegoi se aktualisht në terren janë 71 ushtarë.
    “Vitin e ardhshëm ne do të marrim nga Austria detyrën e sigurimit të një force operacionale,” theksoi Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. “Ne po punojmë me partnerët tanë dhe aleatët e NATO-s dhe po e vëzhgojmë situatën në terren nga afër. Nëse është e nevojshme, ne mund të rrisim numrin e forcave tona në çdo kohë”. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Varadkar: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

    Lajmi i rradhës

    BDI thotë se do të demonopolizojmë çdo industri, në veçanti monopolet kriminele

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë