“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe RMV-ja kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së”

    Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti hapjen e bisedimeve nga ana e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të çuar përpara integrimin të Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

    Presidenti Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa këto vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

    “Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për rritje përkushtimin për përkushtimin të tyre”, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

    Lajmi Paraprak

    Si bëhesh vend anëtar i Bashkimit Europian?!

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, rregjistrohen 770 raste të reja me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë