Hapen linja telefonike falas për të raportuar parregullsitë gjatë votimit

    Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot në periudhën nga 7 e mëngjesit deri në 7 pasdite, kur po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale, do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës për të votuar.

    Për qytetarët do të jenë të hapura shtatë zyrat e Avokatit të Popullit, edhe atë në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtës së tyre për të votuar.

    “Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242- 310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488. Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

    Edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut gjithashtu informoi se zyra e tyre do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë shkeljet e mundshme gjatë votimit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për pritje në vendvotime, probleme me fingerprint në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Rezultatet e para KSHZ duhet t’i publikojë në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë